75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 31 Janar 2022 / B O

Pamje nga vendi ku u tentua një plaçkitje mbrëmë në Pejë, detaje të reja

Vjedhjet në Pejë vazhdojnë të jenë në rritje muajve të fundit. Një tentim plaçkitje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 afër Karagaqit në Pejë.

Tre persona të armatosur ia kanë mësyer një marketi për ta plaçkitur në kohën kur punëtorët po bëheshin gati t’i vënin dryrin.

Por, marrja e pazarit ditor shkoj huq për hajnat pas rezistëncës që kanë bërë dy punëtor të marketit.

Gjatë tentim grabitjes të dyshuarit kanë thyer derën e marketit, kanë bërë edhe disa dëme tjera dhe i kanë sulmuar dy punëtor (viktimat) të marketit, e më pas të dyshuarit kanë ikur në drejtim të parkut të qytetit dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarr.

Viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/