75 Mall Live Search
10:28 / E Hënë, 31 Janar 2022 / MSH

Hoxhaj: Jeta dhe vepra e Zahir Pajazitit bashkë me shokë, udhërrëfyes për ngritjen e shtetit

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, ka kujtuar sot komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët e tij, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. 

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjerin social Facebook, ka thënë se jeta dhe vepra e tyre janë udhërrëfyes për Kosovën. 

“Sot, kujtojmë jetën dhe heroizmin e komandantit më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu. Jeta dhe vepra e tyre dhe e gjithë luftëtarëve të lirisë do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për ngritjen e shtetit që me sakrificën e tyre u arrit liria dhe pavarësia.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook për nder të 25 vjetorit të rënies së tyre.