75 Mall Live Search
11:10 / E Hënë, 31 Janar 2022 / AR

Koncerte e projekte në Evropë e Amerikë, Ermali tani po “mbushë bateriat” në një vend të largët e luksoz

Këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu, edhe këtë vit e ka nisur me kërkesa të shumta për koncerte jashtë vendit.

Duke qenë tejet i dashur nga bashkatdhetarët, ai po kujdeset që me projekte muzikore të ‘godas’ në shenjë, shkruan Indeksonline.

Por, duket se tani ishte radha t’ia bëj një pushim vetës, duke u ‘arratisur’ në një vend luksoz për pushime.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtari tregoi që gjendet në Maldive, duke ‘mbushur bateritë’ për projekte të reja.

Të gjithë fansat e Ermalit të qëndrojnë gati, sepse ky vit do të jetë elektrizues me zërin e tij mahnitës./Indeksonline/