75 Mall Live Search
11:14 / E Hënë, 31 Janar 2022 / MSH

Spotify me fushatë kundër dezinformimeve për COVID

Spotify thotë se po punon për të shtuar paralajmërime këshilluese mbi COVID-19 në çdo podcast në platformën e tij.

Shefi i kompanisë, Daniel Ek tha se paralajmërimi i ri do t’i ridrejtojë përdoruesit në një qendër të dhënash dhe fakteve mbi koronavirusin, shkruan BBC.

Platforma publikoi gjithashtu rregulla ekzistuese që ndalojnë kontribuesit e saj të ndajnë informacione të rreme që mund të shkaktojnë dëm tek audienca, transmeton Indeksonline.

Në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Spotify, Ek tha se u bë e qartë se kompania ka një detyrim të bëjë më shumë për të siguruar ekuilibër dhe akses në informacionin e pranuar gjerësisht nga komunitetet mjekësore dhe shkencore.

Ek gjithashtu tha se kompania kishte publikuar të dielën “Rregullat e platformës”, me udhëzime në të cilat përmbajtja konsiderohet e papranueshme.

Ato u zhvilluan nga kompania në bashkëpunim me një ekip ekspertësh të jashtëm dhe do të përditësohen rregullisht.