Kërcënimet e Rusisë, ambasadori amerikan: Kosovarët qëndrojnë përkrah Ukrainës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier, ka thënë se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën ndaj kërcënimet që Rusia ia bën shtetit të Evropës lindore.
Ambasadori amerikan thotë se kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike.
“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdokund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Kosovans #StandwithUkraine. Russia's threat to Ukraine is a threat to democratic values everywhere. This is about fundamental, non-negotiable principles, including the inherent right of citizens to determine their country’s future.👇https://t.co/qd9m1k37Xf
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 1, 2022