75 Mall Live Search
11:10 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / B O

Imami Maliqi: Edhe ndalesa e Ministrisë së Arsimit për bartjen e shamisë në shkolla është bullizëm!

Imami kosovar, Labinot Maliqi e ka quajtuar bullizëm ndalesën e MASHT-it për bartjen e shamisë në shkolla.

Për këtë, Maliqi ka kërkesë publike për kryeministrin Kurti që të shfuqizojë vendimin në fuqi.

“Edhe ndalesa e Ministrisë së Arsimit për bartjen e shamisë në shkolla, po vazhdon të shkaktoj #bullizëm tek ato vajza që e bartin atë.
Meqë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha mbrëmë se: “Jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kosovës.” Atëherë, kërkoj që t’i përgjigjet kërkesës sonë dy dekada e vjetër, duke e shfuqizuar ndalesën administrative të MASHT-it, e cila po vazhdon t’ua mohoj vajzave të drejtën e tyre kushtetuese për t’u shkolluar, dhe të drejtën kushtetuese për ta praktikuar hapur besimin e tyre” shkruan Maliqi në kërkesën e tij./Indeksonline/