Ribashkimi pas afro dy dekadash, çfarë thotë JLO për Benn Affleck?

JLO ka thënë se është një ‘histori e bukur dashurie’ që ajo dhe Benn Affleck patën shansin e dytë për të qenë në lidhje dashurie.
Aktorja e këngëtarja 52 vjeçare kishin qenë më parë ndër çiftet më të përfolura të Hollivudit dhe njiheshin si ‘Bennifer’ përpara se t’i jepnin fund në vitin 2014, transmeton Indeksonline.

Ata u ribashkuan gati pas dy dekadash, me 2021, ku Lopez konfirmoi që ishin bashkë në një postim për ditëlindjen e 52-të në korrik.
Lopez i tha revistës People se ajo “kurrë nuk ka qenë më mirë” me jetën e saj profesionale dhe personale që po lulëzon.
Duke diskutuar për romancën e saj të rindezur me Affleck, ajo tha: “Ndihem shumë me fat, e lumtur dhe krenare që jam me të. Është një histori e bukur dashurie që ne patëm një shans të dytë”, përfundoi ajo./Indeksonline/
