Kërkesa më e madhe në botën e kirurgjisë për momentin, hunda e të fejuarës së princ Harry-t
Përderisa shumë prej vajzave janë të fiksuar pas flokëve të Megan Markle, pamjen e saj complete, pallton dhe unazën, disa njerëz janë obsesionuar për hundën e nuses së re të princit Harry.
Tani njerëzit thjeshtë duan të kenë hundën e saj, edhe nëse duhet t’u përkushtohen disa operacioneve kirurgjike.
Sipas bordit të kirurgut të cerfitikuar të kirurgjisë, Stephen Greenberg, ka pasur një rritje dramatike të numrit të njerëzve që kërkojnë që t’i bëjnë hundën e ngjashme me atë të Megan Markle, transmeton Indeksonline.
Trendi ka filluar gjashtë muaj më parë, kurse tani vetëm është rritur.
Me sa duket karakteristika t e Meghan-it i kanë larguar vajzat Karadshian si kërkesa më popullorë për kirurgjike kozmetike, falë një strukture të rafinuar të hundës me një profil të drejtë dhe një tip të rafinuar.
Por gjithnjë sipas kirurgut, Greeberg, nuk është një hundë e përsosur pasi sipas tij kur e shikon mirë vërehet një përplasje e lehtë në hundën e saj./Indeksonline/

