75 Mall Live Search
16:36 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / AR

Albert Bunjaku i bashkohet ekipit gjerman në moshën 38-vjeçare

Ish-reprezentuesi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku është bërë me skuadër të re.

Këtë e ka bërë të ditur klubi Bonner SC në të cilin është transferuar.

“Me Albert Bunjakun (38), një sulmues i ri po kalon nga klubi i divizionit të tretë, FC Viktoria Köln në Bonner SC”.

Bunjaku shënoi 42 gola në 97 ndeshje për Viktoria dhe ishte i rëndësishëm në ngjitjen e Viktorias në kategorinë e tretë, transmeton Klankosova.tv.