75 Mall Live Search
17:18 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / k.v

Hoxhaj: S’ka njohje sepse politika e jashtme në Kosovë s’ka qenë prioritet për qeverinë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se deritani, që kur ka nisur punën kjo qeveri, Kosova nuk ka njohje të pavarësisë pasi sipas tij politika e jashtme për këtë qeveri nuk ka qenë prioritet.

Hoxhaj, ka thënë sot se rënia e numrit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës po ndodh përshkak se kjo Qeveri nuk e ka pasur prioritet politikën e jashtme.

“Rënia e njohjeve të pavarësisë ka ndodhur sepse politika e jashtme nuk ka qenë prioritet i qeverisë. Kemi diplomatë shumë të përgatitur, por njohjet nuk kanë qenë prioritet i kësaj Qeverie”, ka thënë Hoxhaj për Top News, në emisionin Zona Zero.

Ai tutje ka shtuar se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga njohjet dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare.