75 Mall Live Search
17:49 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / AR

Escobar dhe Lajçak takohen me Listën Serbe

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, janë takuar edhe me krerët e Listës Serbe.

Kështu ka njoftuar Lista Serbe, të cilët kanë përmendur implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ata po ashtu kanë kërkuar mbrojtje për serbët, për pronat e tyre dhe po ashtu pronën e Kishës Ortodokse Serbe.

“Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka përmendur se Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe se qytetarët serbë kundërshtojnë qëllimet e Prishtinës për të minimizuar obligimet e tyre sa i përket juridiksionit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si dhe obligimet e tjera të arritura bazuar në marrëveshje, si ato në fushën e drejtësisë, energjisë, për diploma.

Në të njëjtën kohë i është kërkuar komunitetit ndërkombëtar për t’u angazhuar që të parandalojë lëvizje të njëanshme të Prishtinës që po rrezikojnë sigurinë, paqen dhe bashkëjetesën në këto zona”, thuhet në njoftim.