Shyhretja e nis mbarë 2022-shin, zbulon projektin e parë muzikor

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli, gjithmonë kujdeset të sjellë projekte muzikore të cilat pëlqehen mjaftë nga publiku.
Edhe këtë vit do të realizoj projekte të shumta, të cilat do t’i sjellë me bashkëpunime si dhe projekte solo, shkruan Indeksonline.

Për Indeksonline, këngëtarja zbuloi që ka gati një këngë e cila vjen në bashkëpunim me vajzën Engjëllushen dhe me një këngëtar, të cilin ka preferuar ta lë ‘befasi’.
“E kemi një projekt të ri me Engjin dhe një koleg tanin, të cilin e kisha lan pak ‘surprizë’. Tema që do ta trajtojmë është e veçantë, besoj që do t’ju pëlqej dhe do të pritet mirë”, tha ajo.

Ndryshe, projekti i fundit nga Shyhretja ishte në bashkëpunim me Engjin, të cilat gërshetuan potpuri me hite të mëdha./Indeksonline/