Zogaj në bisedime me Bankën Botërore, për disa projekte të rëndësishme për Prishtinën

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj sot ka zhvilluar një takim online me kolegët e Bankës Botërore, për disa projekte të rëndësishme për Prishtinën.
“Bashkë me Mimozën e Krenarin, takuam (online) kolegët e Bankës Botërore, me të cilët diskutuam për rigjenerimin urban të disa lagjeve të Prishtinës!
Banka Botërore është një ndër partnerët strategjik të Prishtinës, me të cilët do të shtyjmë përpara shumë prej planeve tona”, ka shkruar Zogaj./Indeksonline/