75 Mall Live Search
09:33 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / OSH

Kapet shqiptarja në Aeroportin “Adem Jashari”, vodhi 2 çanta në aeroportin e Vjenës

Mbrëmë është arrestuar një grua shqiptare me shtetësi austriake pasi e njëjta dyshohet se vodhi dy çanta në aeroportin e Vjenës, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të Policisë, pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 01.02. 2022 – 19 :30. Zyrtarët kufitarë të aeroportit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën femër Shqiptare me shtetësi Austriake, pasi që njëjta në aeroportin e Vjenës dyshohet se ka marrë dy çanta që nuk ishin pronë e saj.

Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit është inicuar rasti ndaj të dyshuarës së arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/