Beatrix Ramosaj shkëlqu mbrëmë në Big Brother VIP

Ka më shumë se një javë që kur këngëtarja Beatrix Ramosaj la shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ramosaj, e cila la brenda të dashurin e saj, aktorin Donald Veshaj, ka munguar nëpër intervista dhe paraqitje publike, nën arsyen se ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale.
Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo publikoi vetëm një këngë me titullin “Faj”, e cila i dedikohet aventurës në Big Brother VIP dhe si këngë është pritur tejet mirë nga publiku.
Mirëpo Beatrix duket se vendosi të thyente akullin mbrëmjen e së martës kur u shfaq në studion e spektaklit.
Me plot buzëqeshje e shkëlqim ajo ndodhej në studion e Big Brother.
Ajo madje shpërndau disa fotografi duke rikujtuar shprehjen e saj të famshme “Si i thon bukur n’shqip?”.