Lajçak viziton pikën kufitare të Mutivodës, sheh bojkotin serb të IBM-së

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ,ka udhëtuar sot për në Beograd, nëpërmjet pikës kufitare të Mutivodës.
Aty e ka vizituar objektin e ndërtuar me fonde të BE-së për funksionim të përbashkët të kufitarëve kosovarë dhe serbë, por që nuk shfrytëzohet nga këta të fundit.
Ai ka pohuar se kjo çështje do të diskutohet edhe në Beograd, meqë bëhet fjalë për moszbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), e cila është jetësuar në pikat tjera kufitare midis Kosovës dhe Serbisë.