75 Mall Live Search
14:18 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / A. M.

Verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë, Kica: Luftimi i krimit-korrupsionit, treni i fundit i kёndelljes së shoqёrisë!

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendose”, Doarsa Kica ka konfirmuar se sot edhe zyrtarisht ka kaluar Projektligji pёr Byronё Shtetërore pёr Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisё sё Pajustifikueshme

Kica ka bërë të ditur se ky projektligj, ёshtё ndёr ligjet me ndjeshmёrinё mё tё lartё tё kёsaj qeverie, qe nёnkupton pёrkitazi, ndjeshmёrinё mё tё lartё edhe tё Komisionit pёr Legjislacion nё aspekt tё trajtimit pёrmbajtёsor.

“Tashmё ёshtё evidente se keqpёrdorimi i parasё publike, nuk po mund tё adresohet nё mёnyrё efektive nga mekanizmat ekzistues. Sidoqoftё, marrё parasysh se mekanizmat ekzistues nuk kanё qenё efektive, ёshtё indikatorё shtesё qё si legjislativ, duhet tё kemi kujdes tepёr tё shtuar, nё pamundёsimin e krijimit tё mekanizmave shtesё qё do ta kenё fatin e njёjtё.

Pёrvec vlerёsimit pёr domosdoshmёrinё e luftimit tё krimit dhe korrupsionit nga zyrtarёt publik, sot u adresuan edhe shqetesimet e deputetёve lidhur me kёtё projektligj. Mё poshtё keni njё shkёputje tё mbledhjes ku ngrita disa nga shqetёsimet e mia.

Derisa luftimi i krimit dhe korrupsionit janё treni ynё i fundit qё tё kёndellim shoqёrinё, ёshtё detyrё poaq e rёndёsishme e jona qё tё sigurohemi se janё ndёrmarrё tё gjitha garancionet e mundshme ligjore tё pamundёsimit tё shfrytёzimit tё kёsaj Byroje pёr qёllime jolegjitime”, ka thënë ajo. /Indeksonline/