Haradinaj publikon fotografi me Shalën: Masakrimi i familjes tuaj u bë motiv për shumë luftëtarë të kohës

Daut Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook, ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi ku shihet në shoqëri të mikut të tij, Naser Shalës.
Haradinaj në postimin e tij ka thënë se masakra ndaj familjes së Shalës gjatë luftës së fundit në Kosovë u bë motiv për shumë luftëtarë të UÇK-së.
“Vazhdoje jetën gjurmëve të baballarëve ashtu siç të njohëm”, ka thënë Haradinaj. Kujtojmë se, Naser Shala, i njohur në publik si komandant ‘Fytyra’ ka dhënë dje dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.