75 Mall Live Search
20:31 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / AR

Suedia më 9 shkurt heq të gjitha kufizimet kundër Covid-19

Të gjitha kufizimet kundër Covid-19, në Suedi do të hiqen më 9 shkurt.

Qeveria do ta shpallë vendimin nesër në një konferencë për media, raporton expressen.

Suedia po ndjek Danimarkën dhe Norvegjinë, të cilat së fundmi kanë dhënë të njëjtin mesazh.

Përhapja e infeksionit është ende e lartë në Suedi, mirëpo, vendimi është bazuar në faktin se gjendja në shëndetësi konsiderohet e qëndrueshme./Indeksonline/