75 Mall Live Search
22:32 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / AR

Zgjedhjet lokale 2021 vlerësohen si zgjedhjet më demokratike të organizuara ndonjëherë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një ekip të Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, të udhëhequr nga eurodeputeti, Lukas Mandl. 

Ky mision ishte në Kosovë me ftesë të Presidentes Osmani me qëllim të monitorimit të mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën në Kosovë më 17 tetor 2021.

Në takim, u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të cilat u vlerësuan si zgjedhjet më demokratike të organizuara ndonjëherë dhe u potencua besimi i lartë në integritetin e këtij procesi.

Presidentja Osmani theksoi se është krenare me nivelin e demokracisë që ka arritur Kosova duke u shndërruar kështu në model për rajonin e më gjerë.