Zbulohen 10 futbollistët më të paguar gjatë 2021-tës, ja në cilin vend renditet CR7

Futbolli konsiderohet si sporti më popullor në mbarë botën.
Janë zbuluar fituesit më të mëdhenj të vitit 2021, transmeton Indeksonline.
CR7, nuk bëhet pjesë e lajmeve rozë vetëm për shkak të punës së tij, por edhe për shkak të partneres, Georgina Rodriguez.
E si renditet ai në këtë listë?
Në vendin e 10-të renditet Eden Hazard, i cili gjatë 2021 fitoi 29 milionë dollarë.

Në vendin e 9-të renditet Gareth Bale. Vitin e kaluar fitoi 32 milionë dollarë.

Në vendin e 8-të renditet Paul Pogba. Ai fitoi 34 millionë dollarë.

I 7-ti renditet Andres Iniesta, me gjithsej 35 milionë dollarë.

I 6-ti renditet Robert Lewandowski, me gjithsej 35 milionë dollarë.

I 5-ti renditet Mohamed Salah, me 41 milionë dollarë.

I 4-ti renditet Kylian Mbappe, me gjithsej 43 milionë dollarë.

I 3-ti renditet Neymar Jr, me gjithsej 95 milionë dollarë.

I 2-ti renditet Lionel Messi, me 110 milionë dollarë.

Si dhe, në vendin e parë renditet CR7, me gjithsej 125 milionë dollarë./Indeksonline/
