Berisha: ‘Ky parlament duhet të shkrihet’, i ndërpritet fjala në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend. Ai ka kërkuar shkrirjen e këtij parlamenti.
Duke folur në mbrojtje të qytetarëve protestues në Tiranë ai deklaroi: Iu keni ofruar atyre gënjeshtrën dhe mashtrimin. Ajo që ju keni dhënë ju banorëve vetëm një vetëdeklarim, i cili është i nevojshëm, por ka zero vlerë në rast se nuk ka një marrëveshje mes palëve, me firmat e tyre.
Qeveria sillet ndaj tyre si qeveri pushtuese, duke dhunuar një sërë ligjesh, Dua të sqaroj dhe njëherë qytetarët shqiptarë. Qeveria do të vjedhë në mënyrë të pangopur, nga 7 katëshe, ndërtesat do të bëhen 35 katëshe, nuk ngopen së vjedhuri. Ky është një akt ku oligarkët e Meduzës, dhe të Lulzim Bashës kanë bashkuar vjedhjen.
Ky parlament duhet të shkrihet, nëse nuk interesohet për qytetarët!
Felaj: Kjo nuk është një çështje për procedurë, nuk dëgjova asnjë kërkesë për procedurë, fjala është për zotin Sulaj.