Kusari: Policët s’guxojnë me gisht me i prek gazetarët dhe kameramanët kur janë duke e kryer detyrën

Ekspertja ligjore për media, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj arrestimit të kameramanit, Albijon Selitaj, gjatë një ngjarje në Suharekë, konkretisht në sallën ku po mbahej takimi mes ndërmarrjes “Agro Kosova Holding” dhe AKP.
“Një grup i madh i policëve me forcë e larguan nga vendi i ngjarjes, sikur ai të ishte ndonjë mafioz me rrezikshmëri të lartë. Policët s’guxojnë me gisht me i prek gazetarët dhe kameramanët kur janë duke e kryer detyrën”.
Postimi i plotë:
Absolutisht i papranueshëm arrestimi i kameramanit të Ekonomia Online Albion Selitaj në operacionin e policisë.
Qysh arrestohet kameramani more? Qysh kështu? A e dini në cilat shtete arrestohen kameramanët?
E pashë videon, djali ke tu vepru në pajtim të plotë me etikën e mediave.
Një grup i madh i policëve me forcë e larguan nga vendi i ngjarjes, sikur ai të ishte ndonjë mafioz me rrezikshmëri të lartë. Policët s’guxojnë me gisht me i prek gazetarët dhe kameramanët kur janë duke e kryer detyrën.
Turp turp turp për policinë. Drejtori i policisë duhet me japë llogari të detajuar se përse policët e tij i pengojnë mediat. Inspektorati Policor i Kosovës duhet të reagojë urgjentisht ex officio.