75 Mall Live Search
15:09 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / AR

Kjo është gjendja shëndetësore e Borës, Olsa zbulon lajmin e fundit

Për disa ditë, prezantuesja Bora Zemani u detyrua të mungonte sërish në program.

Shkas për këtë u bë gjendja shëndetësore. Pas një intervenimi që pati, Bora kësaj radhe pati regjim shtrati në shtëpi shkaku i temperaturës së lartë deri në 40.

Por, sot ajo e ka marrë veten dhe i është rikthyer xhirimeve në program.

Lajmin e ka bërë të ditur autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti e cila në insertin e ndarë nga hyrja e programit është shprehur se e ka marrë malli.

Bora duket në top formë, me bukurinë dhe ëmbëlsinë e saj që i ka munguar ekranit për mbi një javë.