Rasti i dallavereve të dyshuara nga biznesmeni Syla, reagon agjensioni

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj Fisnik Syla, në pushimet e pranverës në vitin 2021 kishin vendosur të shkonin nga Dubai në Maldive për të kaluar pushimet.
Në mediat online është raportuar që këngëtarja Fjolla Morina bashkë me familjen e saj kanë kaluar pushimet në verë në Maldive, por që të njëjtit i kanë mbetur borxh agjensionit.

Lidhur me këtë situatë kompania turistike “Laura Tours” ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke thënë se raportimet e potale nuk përkojnë me aranzhmanit i këtij pushimi i cili është organizuar nga nga ana e tyre.
“Klient te nderuar , pas shume pytjeve dhe shqetsimeve te ngritura si shkak i disa postimeve ne portale / media ne lidhje me organizimin e aranzhmanit per çiftin Fisnik Syla& Fjolla Morina , jemi te obliguar te bejme kete sqarim per opinionin .
Postimet e portaleve nuk perkojne ne asnje menyre me aranzhmanin e organizuar nga ana jone ( Martesen ne Maldive gjate muajit Mars 2021)”, thuhet një njoftimin sqarues.
Tutje ata kanë thënë se çifti në fjalë ka qenë korrekt sa i përket pagesave dhe kanë kërkuar kujdes nga portalet në trajtimin e ankesave të tjera.
“Per kete aranzhman klientet kan qene korrekt ndaj agjensionit tone ne realizimin e pageses, prandaj kerkojme nga te gjitha portalet / mediat te jene te kujdesshem ne trajtimin e ankesave te tjereve .Pasi qe kjo ankese NUK KA TE BEJE ME AGJENSIONIN TONE dhe ARANZHMANIN E ORGANIZUAR NGA ana jone”, thuhet tutje.
Gjithashtu ata kanë bërë thirrje nga portalet që t’i largojnë të gjitjha informacionet sa i përket organizmit të këtij udhëtimi.
“Shpresojme qe portalet/ mediat te reagojne dhe ti largojne fotot / informatat qe i perkasin aranzhmanit te organizuar nga ana jone, pasi nuk duam te shqetsojme askend me dicka qe nuk na perkete neve. Ju faleminderit per mirëkuptim”, përfundon njoftimi.