Ambasadori Zemaj takohet me homologun kanadez ne NATO, flasin mbi bashkëpunimet mes dy vendeve

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar sot me ambasadorin e Kanadasë në NATO, David Angell.
Së bashku kanë biseduar mbi mbështetjen e madhe të shtetit kanadez për Kosovën si dhe ndërtimin e urave të tjera të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dy shteteve.
Ambasadori i Kanadës në NATO, David Angell, ka vlerësuar lartë takimin e sotëm me Ambasadorin Zemaj dhe njëkohësisht e ka falendëruar atë dhe Republikën e Kosovës për mbështetjen e saj në strehimin dhe rivendosjen e refugjatëve nga Afganistani.
“Diskutim produktiv me ambasadorin Astrit Zemaj sot për marrëdhëniet e NATO -s me Kosovën! Faleminderit, Ambasador, për mbështetjen e Kosovës në zhvendosjen e afganëve anëtarë të NATO-s” thuhet në postimin zyrtar të ambasadës kanadeze në Twitter.
Në anën tjetër, ambasadori Zemaj ka sjellë në rikujtesë operacionin ushtarak të Kanadasë në vitin 1999 për shpëtimin e e refugjatëve shqiptarë nga lufta në Kosovë.
“Kanada ishte pranë nesh në ditët më të veshtira. Nuk hezitoj asnjë moment për të u rreshtuar në anën e lirisë dhe paqës në Kosovë, duke u bërë pjesë e ndërhyrjes ushtarake dhe humanitare në emër të vlerave njerëzore në vitin 1999. Pranimi i përmbi 5000 refugjatëve nga Kosova në kohë lufte dhe vendosja e tyre në Kanadë (Operacioni ajror ushtarak PARASOL of Hope), ka lenë gjurmë të pashlyera humanizmi dhe ka vulosur miqësinë mes popujve tanë. Në periudhën e pasluftës shteti dhe forcat kanadeze ishin promotor kyq të ndertimit të një ambienti të qëndrueshëm dhe demokratik, duke dhenë kontribut të jashtëzakonshëm në ndertimin e paqës dhe sigurisë” ka shkruar Zemaj në Facebook pas takimit me Angell.