75 Mall Live Search
19:56 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / MSH

​24 viktima nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Maqedonia Veriore po vazhdon të shënojë shifra të larta të personave të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa një ditë më herët ky numër ishte 18.

Nga raporti i fundit i testeve për COVID-19 kanë rezultuar gjithsej 1.715 raste të reja, derisa numri i të shëruarve është 2.057.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar mbi 272 mijë raste, 251.688 persona janë shëruar.