75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Nëse aprovohet kërkesa e LDK-së në Istog, duhet të ketë zgjedhje nga fillimi”

Aprovimi i kërkesës së LDK-së në PZAP ka filluar të ngre pakënaqësi edhe tek partitë e tjera në Istog. Iniciativa “Të Pavarurit e Istogut” e udhëhequr nga Arif Elshani kanë dalur kundër vendimit të pranimit të kërkesës së LDK-së nga PZAP.

“Pse duhet pranuar kërkesa e LDK-së për zgjedhjet e 19 nëntorit kur kjo parti kishte përfituar nga këto lista më së shumti në zgjedhjet e 22 tetorit. Bëhet fjalë për të njëjtat lista të cilat janë pranuar nga KQZ, ndërsa të njëtat janë të shpërfillshme kur LDK-së nuk i konvenon.

Atëherë, zgjedhjet duhet të nisin nga fillimi sepse me këtë logjikë dhe me këtë vendim duhet të anulohen tërësisht edhe zgjedhjet e 22 tetorit duke na dhënë rast që ne të gjithë të garojmë nga fillimi. Me këto lista të njëjta janë pranuar tre asamblistë serbë dhe disa të tjera kanë marrë vota nga diaspora.

Ne do të presim vendimin e Gjykatës Supreme, nëse aprovohet kërkesa e LDK-së ne do të kërkojmë që me rrugë ligjorë të anulohen tërësisht edhe zgjedhjet e 22 tetorit” ka thënë Arif Elshani./Indeksonline/