75 Mall Live Search
20:54 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / MSH

Bie në rrjetat e peshkatarëve breshka 50 kilogramëshe

Kapet nga peshkatarët një breshkë rreth 50 kg e llojit kareta-kareta.

Breshka është kapur në afërsi të Sazanit, rreth dy milje larg ishullit.

Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarëve dhe pasi është pastruar nga këta të fundit, është lëshuar sërish në det.

Bëhet fjalë për një specie të veçantë në ujërat shqiptare, por që vitet e fundit kjo specie është shtuar në ujrat e Detit Jon dhe Adriatik.