75 Mall Live Search
22:18 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / MSH

E turpshme, fëmijët në Fushë Kosovë frikësojnë një grua me armë lodra (VIDEO)

Pesë të mitur dyshohet të kenë frikësuar një grua në një dyqan në Fushë Kosovë, duke bërë kinse po e sulmojnë dyqanin.

Ngjajra ka ndodhur sonte rreth orës 19:10, pranë shkollës “Mihal Grameno”.

Në videon e siguruar nga Indeksonline shihen pesë fëmijë të cilët janë duke qendruar në oborrin e përparëm të dyqanit dhe po bëjnë kinse po e sulmojnë dyqanin me armë që dyshohen të jenë lodra.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se në ato momente, pranë dyerve të marketit kanë qenë një grua shtatzënë dhe një fëmijë, të cilët janë frikësuar nga ky gjest i fëmijëve.