75 Mall Live Search
23:08 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / SH F

Jeton në Prishtinë dhe s’ka veturë, deputetja e VV-së shpenzoi 810 euro naftë për dy muaj

Deputetja e Vetëvendosjes, Yllëza Hoti, po del të ketë shpenzuar 810 euro për karburante për vetëm dy muaj nga paratë e shtetit.

Këto shpenzime ajo i ka bërë për të shkuar në punë (Kuvendin e Kosovës).

Por, nuk dihet se si i ka bërë gjithë këto shpenzime Hoti pasi që në profilin e saj në Facebook figuron se ajo jeton në Prishtinë, ndonëse është me prejardhje nga Prizreni.

Këto shpenzime siç janë publikuar nga Kanal10 ajo i ka bërë gjatë muajve nëntor dhjetor.

Fakt tjetër interesant dhe kontravers është fakti se ajo nuk ka fare veturë të deklaruar në pronësi të saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit