75 Mall Live Search
08:38 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / OSH

Adnan Rrustemi bën shaka për shpenzimet e karburantit: Do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!

Mbrëmë është diskutuar me të madhe shpenzimi i parasë publike nga ana e deputetëve për mbulimin e shpenzimeve të karburantit gjatë periudhës nëntor-dhjetor, shkruan IndeksOnline.

Në mesin e tyre ishin deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje që kishin shpenzuar para të në shuma të mëdha për të shkuar në Kuvend.

Reagime të shumta pati për këto shpenzime, ku qytetarët janë shprehur të indinjuar me shpenzimet e mëdha të tyre.

Por megjithatë, deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka ironizuar me këtë gjë duke bërë shaka në komente në rrjetin social “Facebook”.

“Stop dhunës ndaj deputetëve që po i detyroni dhunshëm me marr pare mufte! TURP TURP TURP #MeDeputetët Adnan Rrustemi a o mirë?, ka shkruar mbrëmë një qytetar në Facebook, ku Rrustemi s’pritoj t’iu përgjigjet.

Deputeti që kishte marrë nga shteti 290 euro kompensim për dy muaj për karburant, tha se “me ndihmën e juaj do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”.