Punëtorët e minierës “Golesh” protestojnë para Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e minierës “Golesh” kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për shkak të largimit në vendi i punës.
Një nga protestueset e kësaj miniere, Bukurie Kastrati për Ekonomia Online tha se që nga nata e Vitit të Ri janë në grevë.
“Prej natës së vitit të ri deri më sot kemi qenë në grevë. Dje na kanë largu Policia me dhunë. Ne do të presim para Qeverisë deri të marrim një përgjigjje tha protestuesja”.
Ndërsa Sejdi Hasi punëtorë nga miniera “Goleshi” i tha Ekonomia Online se Kryeministri Kurti u kishte premtuar se punëtorët nuk do të dëmtoheshin nga vendimet për AKP-në.
Mirëpo sipas tij në kohën më të vështirë janë larguar nga vendi i punës
“Na jemi në grevë sot e 35 ditë. AKP e ka marr një vendim që nuk është dashur të merret asesi në këtë periudhë, është një periudhë që vet kryeministri para zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve ka thënë se punëtorët nuk do të dëmtohen nga vendimet që do ti merr për AKP-në” .
“Sot ndodhi ajo që ne si punëtorë më së paku e kemi prit, Janë pikërisht punëtorët që kanë pësur të parët. Kryeministri vetë ka thënë se AKP është organizatë kriminale ekonomike. Pikërshitë këta njerëz sot kanë largu punëtorët nga vendi i punës.
Qeveria dhe shteti i Kosovës duhet të merret më serjozishtë me punëtorët, jo vetëm të Goleshit por gjithë të tjerët”,tha Sejda.