75 Mall Live Search
13:36 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / k.v

Buka në furrat e Malishevës brenda standardeve

Inspektorët komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu-Ramaj, sot kanë bërë inspektim të përgjithshëm të furrave të bukës,  ku përfshihet pesha, përdorimi i aditivit, higjiena, si dhe zbatimi i masave anti-covid, përfshi edhe vaksinimin e punëtorëve.

Gjatë këtij inspektimi është vërejtur se furrat në përgjithësi i zbatojnë standarded e deklaruara për bukën dhe prodhimet tjera që i shërbejnë, e po ashtu edhe pastërtie brenda hapësirave të gatimit dhe të shitjes ishin në rregull dhe brenda standardeve, si dhe zbatimi i masave anti-covid.

“Gjendja është e mirë në furrat e bukës dhe furrtarët i zbatojnë të gjitha deklarimet që i kanë, por ne si inspektorat në vazhdimësi do të bëjmë inspektimit e furrave, por edhe të markteve, për produktet ushqimore, me qëllim të ruajtjes së shëndetit, por edhe ofrimin e shërbimeve cilësore për konsumatorët”, ka thënë drejtoresha Kryeziu-Ramaj, e cila gjithashtu ka përsëritur apelin  e saj për konsumatorët, që sa herë që hasin në parregullsi, të informojnë inspektorët.