FBK merr vendime të rëndësishme për basketbollin vendor

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është takuar sot për të shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin vendor.
Gjatë mbledhjes janë marrë edhe 9 vendime që ndikojnë në vijueshmërinë e këtij sporti në Kosovë.
Vendimet janë si në vijim:
1. I ka miratuar Raportet e Punës dhe ato Financiare të muajit Janar;
2. E ka miratuar sistemin e garave në basketbollin 3×3 në FBK;
3. E ka miratuar kërkesën për mbështetje financiare të FIBA3x3 Challenger që do të organizohet nga 3×3 Prishtina;
4. E ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova nga kjo pozitë për shkak të angazhimit të tij si Drejtor i Sportit dhe Rinisë në Komunën e Prishtinës;
5. I ka emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës:
U20 Femrat: Furkan Saglik – Përzgjedhës dhe Emrah Karatas – ndihmëstrajner;
U20 Meshkujt – Dritëro Sefaja – Përzgjedhës dhe Dion Pllana – ndihmëstrajner;
U18: Ilir Selmani – Përzgjedhës dhe Donat Musa – ndihmëstrajner;
U16: Valentin Spaqi – Përzgjedhës dhe Driton Obërtinca – ndihmëstrajner.
6. Ka vendosur që Kuvendi i Rregullt i FBK-së të mbahet më 24 Mars në Prishtinë;
7. E ka emëruar Blerim Vuniqin si anëtar të Bordit Drejtues në Ligën UNIKE;
8. Ka vendosur që Workshop-i i Klubeve në organizim të FIBA-s dhe FBK-së të organizohet më 26 e 27 Shkurt në Prishtinë;
9. Ka vendosur që drafti i Jr NBA të mbahet më 23/24 Shkurt në Prishtinë. Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre.