75 Mall Live Search
17:52 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / MSH

Lewandowski: Nuk e di pse Messi nuk më votoi mua

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski shprehu habinë e tij për faktin që Lionel Messi nuk e votoi për çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s.

Argjentinasi deklaroi në ceremoninë e Topit të Artë se Lewandowski e meritonte të fitonte çmimin Topi i Artë 2020.

Megjithatë, Messi votoi për shokët e tij të skuadrës në Paris Saint-Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe, si dhe sulmuesin e Real Madrid-it, Karim Benzema, në çmimin për lojtarin më të mirë të FIFA-s.

“Është e vështirë për mua të lidhem me të”, tha Lewandowski për ‘Pilka Nozna’.

“Kam votuar për Messin sepse e vlerësoj atë që bëri në vitin 2021 dhe sigurisht më herët. Messi më votoi për Topin e Artë dhe nuk e di pse këndvështrimi i tij ndryshoi më vonë.

“Megjithatë, nuk jam penduar, nuk kam asnjë ankesë, e pranova, ai e mori vendimin e tij dhe kaq” tha ai.