75 Mall Live Search
21:07 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / SH F

Rrëzohet qeveria e Malit të Zi

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë shkurtuar mandatin e Qeverisë. Parlamenti malazez ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së shtetit malazez të udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq.

Këtë të premte, qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq nuk e ka kaluar mocionin e mosbesimit, rrjedhimisht është rrëzuar.

Kryeministër i ri, pritet të jetë shqiptari Dritan Abazoviq që pritet ta formojë qeverinë e pakicës.

Pro një qeveri të pakicave, siç e propozoi Abazoviq, u deklarua deputeti shqiptar Fatmir Gjeka, i cili tha se janë pro këtij propozimi.

Politikani shqiptar Dritan Abazoviq në bashkëpunim me kryeministrin Zdravko Krivokapiq, qeverisën bashkë rreth 1 vjet e 2 muaj.