75 Mall Live Search
21:38 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / MSH

Kanye West shpërthen ndaj Kim Kardashian dhe arsyeja është “TikTok”-u i vajzës së tyre

E bija e Kanye West, North, deri më tani ka 5.5 milionë ndjekës dhe “menaxhohet nga një i rritur”, siç edhe shkruhet në “bio”-n e llogarisë.

Mirëpo si duket babai i saj nuk do që ajo të ketë një llogari në TikTok, ndryshe nga nëna e saj, të cilës Ye i drejtohet mjaft ashpër nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram.

“Meqenëse ky është divorci im i parë, duhet të di se çfarë duhet të bëj pasi vajza ime është në TikTok kundër vullnetit tim?” shkroi ai duke etiketuar Kim Kardashian në postimin ku shihet një screenshot të llogarisë zyrtare @kimandnorth në TikTok së bashku me një mesazh.

Ai madje dhe më parë në një intervistë të fundit Hollywood Unlocked u shpreh kundër që vajza e tij të ketë këtë rrjet social:

“Thuaji asaj(Kim) që vajza ime të mos mbajë buzëkuq në TikTok dhe të mos e lejojë fare atë në TikTok pasi unë nuk e miratoj këtë, dhe e thashë pasi u bë pa e ditur unë” , u shpreh Ye.