Reagon policia për rastin e Hoxhës: Policët duhet të përmbahen nga komentet politike

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se suspendimi i një zyrtari policor ka ardhur si pasojë e dyshimeve për shkelje të brendshme disiplinore.
Sipas policisë, suspendimi ka ardhur duke u bazuar në Udhëzimin administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës”.
“Vendimi mbi suspendimin në kohëzgjatje deri në tri (3) ditë, është marrë për zyrtarin policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra Prishtinë), nën dyshimet për shkelje disiplinore të sanksionuar sipas udhëzimit të sipërshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej, në njoftim, policia tha se është strukturë apolitike në shërbim të qytetarëve pa dallim në orientimin e tyre, andaj sipas policisë, të gjithë zyrtarët e saj duhet të përmbahen nga komete politike apo të llojeve të tilla.
Polici Amir Hoxha, dje bëri të ditur se është suspenduar nga puna për tre ditë, pasi i njëjti ka kritikuar shpenzimet e deputëtve për karburant dhe ka kërkuar shujta për policët.