Mbi 30 mijë raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë 30 mijë e 97 raste aktive me virusin korona.
Raste pozitive ka më shumë Prishtina, me 7.066 raste, pastaj Peja 2.626 raste, Gjilani me 2.140 dhe Prizreni me 1.925 raste.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, 1.721 qytetarë rezultuan pozitiv me COVID-19.
Ndërkaq 4 persona të tjerë humbën betejen me këtë virus.
Në 24 orët e kaluara u shëruan gjithashtu 2.704 qytetarë.
Në anën tjetër, vetëm gjatë ditës se djeshme u dhanë 2.407 doza vaksinash.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.