75 Mall Live Search
10:23 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / LB

‘Fundjavë punë në Pejë’, Rama takon Gazmend Muhaxherin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorët komunal kanë shkuar në Pejë për një vikend punë.

Rama me ekipin e tij janë vendosur në një nga hotelet e këtij qyteti

E mëngjesin e sotëm ai e ka nisur në një takim me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, shkruan Indeksonline.

Në këtë takim është edhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.

Opozita në Prishtinë e ka kritikuar Ramën për shpenzime të panevojshme. Sipas tyre, ky takim ka mundur të mbahet në kryeqytet.