75 Mall Live Search
08:20 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / MSH

Albin Tahiri shënon rezultatin më të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore

Albin Tahiri ka garuar sot në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.

32 vjeçari përfundoi në vendin e 35-të nga 43 garues, pozita e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Tahiri pati kohën 1 minutë, 52.44 sekonda.

Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh.