75 Mall Live Search
11:49 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / k.v

U zhduk në maj të vitit të kaluar, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj

Policia njofton se më datë 05.05.2021, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Zarife Igrishta, e lindur në vitin 1982, banuese në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:
-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj.

Veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, mirëpo Njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar.

Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrave :192 apo 045192092.