Vdes një person, gjendej në veturën që u dogj në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Ka vdekur personi që gjendej në automjetin e përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se një person ka humbur jetën që ishte në automjet, teksa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marrë lëndime trupore.
“Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë , në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka.
Për pasoje një person ka hunbur jetën që ishte në automjet . Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesorë”.
Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet. Për informata shtesë don të informoheni me kohë!”.
Për këtë rast Indeksonline raportoi pak më parë.