75 Mall Live Search
22:05 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / AR

Komisioni për Ekonomi e Tregti takohet me Odën Amerikane, flet nënkryetarja

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot është takuar me Odën Amerikane.

Nënkryetarja e këtij komisioni, Jeta Statovci ka folur për këtë takim të rëndësishëm, raporton Indeksonline.

“Temë diskutimi patëm zhvillimin dhe forcimin e sektorit privat në Kosovë. Po ashtu, ne shpalosëm punën tonë të deritanishme legjislative dhe hapat që do t’i ndërmarrim në të ardhmen me qëllim që në Kosovë aktiviteti i të bërit biznes të lehtësohet edhe me shumë. Tashmë, në kuadër të legjislacionit të të bërit biznes, kemi proceduar rreth 10 projektligje dhe kemi funksionalizuar të gjithë agjencitë dhe rregullatoret si: AKP; ARKEP; ARRU; KPMM; ZRRE; NP KOSTT.

Ne po punojmë me përkushtim të madh që të krijojmë një ambient sa më miqësor për bizneset vendore dhe tërheqjes së investitorëve ndërkombëtarë, të cilët do të kontribuonin drejtpërdrejt në ngritje të zhvillimit socio- ekonomik në vend”, shkroi Statovci./Indeksonline/