“Kam pshtu lehtë, në Kore të kishin ekzekutu”, ironizon Luma pas shkarkimit nga posti i drejtorit të Radio Kosovës

Ernest Luma mbrëmë është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Radio Kosovës.
Lidhur me këtë, ai ka reaguar përmes një postimi në Facebook, raporton Indeksonline.
Shkarkimin e tij, Luma e lidh me një deklaratë të tij për Listën Vjosa.
“Luma: Lista Vjosa do të ishte një LDD e ditëve të sotme po të mos bashkohej me VV’në”, është citati për të cilin Luma pretendon se është shkarkuar.
“Kjo eshte arsyeja e shkarkimit tim.
Mosarsyet i tregoj ne ditet ne vijim.
Ne Korene e Kim Jon Un-it, per kete arsye.te kishin ekzekutu me top. Ketu, me shkarkim.
Kam pshtu lehte! 😄😄
Perndryshe, jam mesu m’u çu e m’u rrëxu qe 100 vjet, me e pa arsye.
Pa merak. Shihemi prape”, ka shkruar Luma.