Sulmohet seksualisht një e mitur në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Rasti ka ndodhur dje në Pejë rreth orës 18:40.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare”, njoftoj policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.