Hykmete Bajrami, Kusari-Lilës: Kërko falje, LDK-ja i ka dërguar komente ZRRE-së!

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar shefes së GP të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila, e cila deklaroi se LDK s’ka dërguar komente ZRRE-së për energjinë elektrike.
“Zonja Kusari, LDK ka dërguar komente në ZRRE, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Kërkoni falje për këtë shpifje që e thatë”, ka thënë ajo.
Ndërsa, Kusari-Lila ka thënë se në raport me propozimin e LDK-së dhe PDK-së, faktet po shtrembërohen për qytetarët e Republikës.