75 Mall Live Search
12:16 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / kutia

Arbër Hoxha transferohet në Kroaci, nënshkruan kontratë tre vjeçare

Arbër Hoxha është bashkuar me skuadrën kroate Slaven Belupo.

Klubi kroat njofton se futbollisti kosovar ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ta, shkruan Indeksonline.

Arbër Hoxha është lojtari i ri i Slaven Belupos. Ai sot ka nënshkruar kontratë trevjeçare, ndërsa nga ndeshja e së dielës me Hajdukun do të jetë në dispozicion të trajnerit Zoran Zekiq”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e klubit.

Hoxha mund të luajë në të gjitha pozitat në sulm, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur për FC Ballkani, FC Prishtina, FC Besa, FC Istog dhe FC Hajvalija në Kosovë dhe për Lokomotivën e Zagrebit.

Në futbollin senior ka bërë 106 paraqitje në Superligën e Kosovës dhe në rangun më të lartë të futbollit kroat, duke shënuar 21 gola. Duhet theksuar se ai ka luajtur edhe tri ndeshje për Kombëtaren A të Kosovës.

Jam i lumtur që kam ardhur në Slaven Belupo. Do të jap maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje dhe në këtë mënyrë do të përpiqem ta ndihmoj skuadrën të arrijë rezultatet më të mira të mundshme. Besoj se do të përshtatem shpejt. Unë e njoh mirë ligën dhe klubin dhe i njoh trajnerin dhe lojtarët nga fusha. Mezi pres të qëndroj në Koprivnicë dhe Slaven Belupo”, tha Hoxha gjatë prezantimit. /IndeksOnline/