Bajrami demanton Kusari- Lilën me dokumente për komentet e dërguara në ZRRE
				Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar shefes së GP të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila, e cila deklaroi se LDK s’ka dërguar komente ZRRE-së për energjinë elektrike.
“Zonja Kusari, LDK ka dërguar komente në ZRRE, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Kërkoni falje për këtë shpifje që e thatë”, ka thënë ajo”, në seancën e sotme plenare.
Pas kësaj, Bajrami ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook edhe dokumente me komente të dërguara në ZRRE.

